ARKEP-i ua vazhdon edhe për 20 vite frekuencat Telekomit dhe ‘IPKO’-s
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, ka bërë të ditur se ARKEP-i ua vazhdon edhe për 20 vite frekuencat Telekomit dhe ‘IPKO’-s.
“Sot, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), u ka vazhduar edhe për 20 vitet e ardhshme përdorimin e resurseve frekuencore, Telekomit të Kosovës dhe “IPKO”-s.
Ky është një moment i rëndësishëm i përfundimit të një procesi të gjatë prej 18 muaj, i cili do të mundësoj operatorëve rrjetit të telekomit zhvillim të sektorit, por edhe mundësi të reja në zhvillim të tregut. Po ashtu ju njoftoj, se jemi në pritje të vendimit zyrtar të Telekomit te Kosovës lidhur me raportin me “Z Mobile”, ka shkruar Gashi në profilin e vet në “Facebook”.
Sipas tij, ndërhyrja e ARKEP-it, para hyrjes në fuqi të çfarëdo vendimi te Telekomit të Kosovës do te ishte ndërhyrje ne procesin e raportit komercial. “Objektiv i yni mbetet sigurimi i vazhdimësisë së shërbimit për konsumatorët”, ka shkruar Gashi.
/Epoka e Re/