ARKEP: Me kodin 383 çmimet ndërkombëtare s’kanë ndryshuar

12 mars 2018 | 15:28

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), njofton opinionin publik se çmimet e thirrjeve dalëse me pakicë nga çdo operator në botë caktohen nga  vet ata operatorë në shtetet nga ata vijnë.

“Fillimi i shfrytëzimit të kodit 383 për Kosovën, mundëson që në marrëdhëniet në mes operatorëve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë, qoftë për caktimin e çmimeve të thirrjeve apo edhe orientimin e tyre, të mos ketë më ndërmjetësues që përfitojnë nga përdorimi i kodeve të shteteve tjera. Operatorët tanë janë të lirë që direkt të negociojnë çmimet me shumicë (në mes operatorëve) për  thirrjet ndërkombëtare”, është thënë në njoftimin e             ARKEP, duke u shtuar se në këtë kontekst, çmimet e aplikuara nga operatorët e Republikës së Kosovës për operatorët ndërkombëtar nuk kanë ndryshuar. “Prandaj nuk ka asnjë argument të vetëm që thirrjet ndërkombëtare me pakicë në kodin 383 të jenë më të shtrenjta.  Rrjedhimisht, implementimi i kodit 383 eliminon barrierat, të cilat kanë ekzistuar deri më tani me përdorimin e 3 kodeve”, thuhet në njoftimin e ARKE-it.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avion pasagjerësh, që kishte 70 persona në bord, është…