Arkitektët kërkojnë ndihmë, paralajmërojnë rrezik
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës (AAK), në një njoftim dhënë mbrëmë në rrjetin social “Facebook”, ka bërë me dije se, përpara se t’u bëhet thirrje njerëzve për kthim në shtëpitë dhe banesat e tyre, së pari duhet të vlerësohet ndërtesat nëse janë të qëndrueshme.
Po i njëjti asociacion u ka bërë thirrje arkitektëve vullnetarë të Kosovës, që t’i bashkëngjitën thirrjes së tyre e bashkërisht të kontribuojnë në këtë proces në bashkëpunim me Shoqatën e Arkitektëve të Shqipërisë.
Ja thirrja e AAK-së:
Sot ishim dëshmitarë të gjendjes dramatike në Durrës e rrethinë, e cila, fatkeqësisht, rezultoi me pasoja të fatale në njerëz e më shumë dëme materiale. Në këtë situatë shumë ndërtesa duhet të vlerësohen në aspektin e qëndrueshmërisë konstruktive përpara se të rekomandohet rikthimi i banorëve.
Asociacioni i Arkitekteve të Kosovës iu bënë thirrje të gjithë arkitektëve dhe inxhinierëve të ndërtimit të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë dhe asistojnë në mënyrë vullnetare në këtë proces, që të lajmërohem në adresën e e-mailit [email protected] ose në numrin e telefonit 044 210 333, që të organizohet ndihma shumë e nevojshme në këtë rast.
Aktualisht jemi në kontakt me Shoqatën e Arkitektëve të Shqipërisë dhe në pritje të udhëzimeve për veprim. Falënderojmë kolegun Visar Geci i cili është paraqitur vullnetar në AAK për organizim të grupit për asistencë profesionale.