Arkitekti Bekim Dauti humb betejën me koronavirusin
Asociacioni i Arkitekteve të Kosovës ka bërë me dije se ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare arkitekti Besim Dauti, i cili ishte i infektuar nga koronavirusi.
Me këtë rast, ky asociacion i ka shprehur ngushëllime familjes Dauti dhe të gjithë arkitektëve të Kosovës.
“Lajm i hidhur për arkitekturën në Kosovë. Edhe një jetë e mori virusi korona. Kolegu ynë tashmë i ndjerë, z. Bekim Dauti (1967-2020) na la për të shkuar në përjetësi pas betejës së humbur me Covid-19 . Ngushëllime të gjithë arkitektëve dhe familjes Dauti nga Shtimja! U prehtë në paqe kolegu dhe miku ynë!”, ka shkruar Asociacioni i Arkitekteve të Kosovës në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/
https://www.facebook.com/kosova.architects/photos/a.539710739498971/1855883917881640/?type=3&theater