Arkivi historik i Podujevës zhvendoset në ish-objektin e komunës

14 shkurt 2021 | 14:50

Komuna e Podujevës ka njoftuar se nga 15 shkurti arkivi historik do të zhvendoset në ish-objektin e komunës.

Të gjitha shërbimet e arkivit, të cilat deri më tani janë ofruar në objektin e deritashëm, tani e tutje qytetarët do të kenë mundësinë t’i marrin në këtë objekt.

Zhvendosja e arkivit është bërë për shkak të kushteve më të mira infrastrukturore që ofron ish objekti i administratës komunale.

Me këtë u përmbush me sukses edhe një premtim nga qeverisja e re komunale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia i ka dhuruar Maqedonisë së Veriut 4 680 doza…