Arkivi i Kosovës nesër hap ekspozitën “‘Vullkani’ i Republikës” për ngjarjet e ’81-shit
10 mars 2021
| 18:05
Me rastin e 40-vjetorit të demonstratave të ’81-shit , Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap nesër, në platenë e Mensës së Studentëve në Prishtinë, ekspozitën ‘“Vullkani’ i Republikës”.
Në këtë ekspozitë do të ekspozohen faksimile, fotografi dhe dëshmi të ndryshme dhe të shumta për ngjarjen historike që shpërtheu në kryeqytetin e Kosovës, fillimisht në Mensën e Studentëve e pastaj në gjithë kryeqytetin.
Ekspozita hapet në orën 11.00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 13.03.2021.
(“Epoka e re”)