Arlind Ajeti bëhet me skuadër të re, kontratë 2-vjeçare
13 shtator 2018
| 21:57
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti, është bërë me skuadër të re.
Futbollisti nga Podujeva ka nënshkruar kontratë me skuadrën zvicerane Grasshoppers me të cilën është lidhur për dt vitet e ardhshme.
Torino vendosi të mos e mbajë dhe në fund të gushtit u arrit marrëveshja për prishjen e kontratës, por pavarësisht interesimit nga disa klube në Itali, sidomos në Serinë B, Ajeti vendosi të priste.
Lojtari e njeh shumë mirë kampionatin zviceran pasi që ka luajtur më parë te skuadra e Baselit ku është zhvilluar si basketbollist.