
Arlinda Dinarica i bashkohet KHF Istogu
10 gusht 2022
| 14:01
Hendbollistja e njohur, Arlinda Dinarica është transferi i fundit i skuadrës së Istogut. Arlinda ka përvojë edhe në hendbollin gjerman dhe turk.
“Arlinda Dinarica është hendbollistja me e re e Istogut, karrierën e ka filluar të skuadra e Çairit nga Shkupi, pastaj ka kaluar të Kastrioti i Ferizajt, për të vazhduar në Gjermani, ndërsa të Istogu vjen nga skuadra e Superligës Turke, Tekirdag Suleymanpasa sportif A.Ş”, thuhet në njoftimin e KHF Istogu.
Dinarica është paraqitur edhe për përfaqësueset U17 dhe U19 të Maqedonisë së Veriut, hendbollistja nga Shkupi luan në pozitën e alos së djathtë.