Arlinda Hajdari më e mira e ndeshjes në elitën daneze

29 janar 2025 | 16:50

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës vazhdojnë të shkëlqejnë në skuadrat e tyre.

Të martën mbrëma beku Arlinda Hajdari zhvilloi ndeshje të madhe për skuadrën e elitës daneze Bjerringbro, që fitoi 32:31 ndaj skuadrës Aalborg.

Hajdari i kishte katër gola e katër asistime dhe u shpall më e mira e ndeshjes.

Kampionati danez është prej më cilësorëve në botë dhe paraqitja e lojtareve tona në këtë kampionat është sukses i madh. Në elitën daneze luan edhe motra e Arlindës, Marigona. Ajo po ashtu kishte ndeshje të mirë për Silkeborgun të martën mbrëma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në…