
Armand Duka: Kemi marrëveshje shpirtërore me FFK-në
I pari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folurt në “Favorit” për marrëdhëniet e tij me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi.
Ai ka thënë se nuk kanë një marrëveshje xhentëlmenësh me FFK-në, por një marrëveshje shpirtërore.
“Unë nuk kam dashur ndonjëherë që t’i mshoj apo të ritheksoj për gjithë marrëdhënien apo kontributin që mund të kemi, kontributi i përbashkët për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe Shqipëri, por është e vërtetë, por nuk ka ndonjë marrëveshje xhentëlmenesh, por ka një marrëveshje shpirtërore dhe detyrim të njëri-tjetrit për të bashkëpunuar, për të qenë bashkë sepse ne jemi një komb dhe ky lloj bashkëpunimi ka filluar shumë herët”, ka thënë Duka në “Favorit”.
Ai ka folur edhe për mbështjetjen e vazhdueshme të FSHF-së ndaj FFK-së, para dhe pas pranimit të këtyre të fundit në UEFA e FIFA.
“Ka filluar qysh para se Kosova të ishte anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s në të gjitha drejtimet dhe mundësitë e federatës së futbollit për ta mbështetur atë, jo sepse ne jemi më të mirë, jo sepse ne jemi më të mëdhenj, por sepse Federata Shqiptare ishte anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s dhe kishte mundësi më shumë dhe këto mundësi i ka përdorë pa kursim për ta mbështetur Federatën e Kosovës. I ka përdorë pa kursim për të lobuar në anëtarësimin e Federatës së Kosovës në UEFA dhe FIFA dhe ky anëtarësim ne e shohim, jemi dëshmitarë të një zhvillimi fantastik që i ka dhënë futbollit në Kosovë”, shtoi i pari i FSHF-së.
Ai tregoi më detajisht për bashkëpunimet mes dy federatave përgjatë viteve. “Ne jo vetëm para se Kosova, Federata e Kosovës të ishte anëtare në FIFA dhe UEFA, por edhe pasi ajo është, kemi vazhduar dhe bëjmë bashkëpunime. Janë të përgatitur në Shqipëri trajnerë që nga niveli i licensës C deri në Pro, mbi 250 trajnerë, vazhdojnë të përgatiten çdo ditë. Ka gjithmonë kuotë të veçantë për Kosovën dhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Janë përgatitur dhe janë trajnuar arbitra. Kemi bërë bashkëpunime apo asistencë për mirëmenaxhimin le të themi, trajnimi i VAR-it për Kosovë është bërë në Shqipëri dhe vazhdon e do vazhdojë të jetë kështu. Pse jo, kemi marrë edhe eksperienca nga Federata e Kosovës dhe bashkërisht kemi ecë përpara”, tha Duka për emisionin “Favorit”. Duka bëri me dije se asnjë futbollist nuk e rrezikon marrëdhënien e dy federatave.
“Politika jonë është gjithmonë që ne jemi bashkë dhe do vazhdojmë të jemi bashkë. Nuk e cënon këtë marrëdhënië një futbollist, qoftë Etnik Brruti apo qoftë Armend Dallku që ka qenë në Shqipëri dikur, apo qoftë Debatik Curri. Këto quhen vlera vërtetë në futbollin shqiptar. Ne nuk kemi pse i cënojmë gjithë marrëdhëniet tona për lëvizjen apo dëshirën e një futbollisti. Ne nuk kemi cënuar marrëdhëniet me Gjermaninë pse ka ikur një futbollist në Gjermani apo në Zvicër, aq më pak nuk cënohen marrëdhëniet me Federatën e Futbollit të Kosovës. Si të jetë Duka president, apo kushdo të jetë, unë jam shumë i bindur dhe i sigurt që marrëdhëniet do të vazhdojnë të jenë vëllazërore”, përfundoi Duka.