Armatimi i kapur sot në veri, Schneeberger: T’i hiqen sanksionet Kosovës, t’i vendosen Vuçiqit

14 tetor 2023 | 21:06

Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ka komentuar kapjen e sasisë së radhës të armatimit në shtatë lokacione në veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se kjo tregon se rreziku nuk ka përfunduar ende, pas agresionit të 24 shtatorit.

“Shpresoj që tani secili e kupton se sa eskalues i rrezikshëm është Vuçiqi dhe Serbia”, ka shkruar ajo.

Schneeberger në këtë linjë ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare t’i vendosen masa Serbisë.

“Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe duhet të merren masa ndaj Vuçiq, që janë aq të dhimbshme për të, në mënyrë që ai t’i ndalë eskalimet dhe të punojë serizosht për zgjidhjen e konfliktit”.

Më tej zyrtarja evropiane ka thënë se pas luftës në Ukrainë, Nagorno Karabakh dhe Izrael, botës nuk i nevijotet një terror tjetër, duke shtuar që ndaj Vuçiqit nuk duhet sjellur butë.

 

Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh, mjete eksploduese dhe pajisje të tjera ushtarake, gjatë bastisjeve të kryera të shtunën në disa lokacione në veri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tregoi një histori për paqe…