Armatimi i ushtrisë, Mehaj u bën thirrje qytetarëve të japin kontribut në Fondin e Sigurisë
17 korrik 2023
| 11:45
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë thirrje që qytetarët të japin kontributin e tyre duke dhuruar në Fondin e Sigurisë.
Ai ka thënë se ushtria jonë përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi.
“Që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të sigurt, të gjithë ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit:.
“Për kontribute brenda vendit mund të përdorni llogarinë e hapur në BQK (foto 1), ndërsa jashtë vendit llogarinë ndërkombëtare (foto 2)”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.
Për mënyra alternative se si të kontribuoni, tashmë është edhe faqja e dedikuar për Fondin e Sigurisë në eKosova që ofron informata e detaje shtesë: