Armë e mjete të mprehta, dy persona të lënduar në Klinë pas përleshjes
12 maj 2023
| 21:24
Policia e Kosovës e ka konfirmuar që sonte rreth orës 19:00, nga një përleshje në Klinë, kanë mbetur të lënduar dy persona.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi lëndimet janë shkaktuar nga arma e zjarrit dhe mjeti i mprehtë.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një përleshje në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjarë në Klinë. Për pasojë, dyshohet se nga përdorimi i armës së zjarrit dhe mjetit të mprehtë kanë pësuar lëndime dy persona”, ka deklaruar Gashi.
Ndërkohë, mediat lokale kanë raportuar se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në Klinë.
Klina Info ka publikuar edhe një video nga vendngjarja, ku shihet Policia duke e rrethuar perimetrin e sigurisë ku ka ndodhur incidenti.