Armë, municion dhe pajisje të tjera ushtarake – Policia ekspozon armatimin e gjetur në vendin ku qëndroi grupi i terroristëve
25 shtator 2023
| 12:28
Policia e Kosovës ka ekspozuar një pjesë të armëve e municionit që ka sekuestruar ditën e diel në Zveçan. Policia kishte njoftuar se grupet terroriste kanë pasur sasi të madhe të armatimit.
“Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. etj”, ka njoftuar policia.
Policia e Kosovës më 24 shtator është sulmuar nga grupe kriminale në veri, ku është vrarë polici Afrim Bunjaku, një tjetër polic është plagos dhe një është lënduar.