Armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës, Von Cramon: Ka gjasa që Vuçiqi ka takuar Zelenskyn për këtë çështje

22 gusht 2023 | 12:36

Eurodeputetja Viola von Cramon, ka thënë se takimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje mbi armët në këmbim që Ukraina të vazhdojë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Ajo ka shpërndarë një postim në “Twitter” të deputetit ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili tha se Ukraina s’duhet të komprometojë parimet e saj dhe se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Saktë: ka shumë gjasa që Aleksandër Vuçiq ra dakord të takohet me Volodymyr Zelenskyn për të ushtruar kryesisht presion mbi Ukrainën: armët për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj se Zelensky  kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, ka shkruar von Cramon në “Twitter”.

Zelensky është takuar të martën me Vuçiqin në Athinë në kuadër të një darkë joformale që e ka organizuar kryeministri grek.

Vuçiqi në një postim në “Instagram” ka thënë se me Zelenskyn ka folur edhe për situatën në Kosovë.

“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën rreth orës 08:35, në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në…