Armend Muja: Qeveria Kurti ka bërë histori në ekonominë e Kosovës
Gjithçka nisi me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili kishte thënë se Kosova po bëhet si Gjermania. Më tutje ka vazhduar ministri i Financave nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, i cili ka thënë se Kosova mund të krahasohet me Austrinë e Francën për përkrahjen e qytetarëve, ndërsa deputeti Armend Muja ka vazhduar vetlavdëratat.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se qeveria Kurti II ka bërë histori në ekonominë e Kosovës, por duket se ka harruar se pothuajse çdo produkt në Kosovë është shtrenjtuar.
Muja pretendon se në Kosovë, në Qeverinë e Kurtit janë punësuar mbi 32 mijë persona, ndërsa ka thënë se rritja ekonomike ka qenë historike.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Mujës:
Qeveria Kurti II ka trashëguar 168,458 punëkërkues dhe 387,000 kontribues aktiv në Trust/ATK sipas Agjencisë së Statistikave.
Pas një viti qeverisje, në dhjetor 2021 numri i punëkërkuesve ka rënë në 82,042. Numri i atyre që punojnë dhe kontribojnë në Trust/ATK ka arritur në 420,000 apo +32,000 krahasur me vitin paraprak.
Qeveria Kurti II gjatë 2021 ka bërë histori tek treguesit makroekonomik të vendit – rritja ekonomike reale 9.9%, dyfishimi i eksportit (nga 380 në 750 milion euro), dyfishim i investimeve të huaja direkte ( nga 250 në 540 milion euro), remitancat (nga 1 nē 1.4 miliardë).
Këto lëvizje kanë prodhuar efekte pozitive në tregun e punës. Kosova vazhdon me pasë sfida ekonomike dhe fushata të dezinformimit. Megjithatë, shifrat janë të verifikueshme. Viti i parë i Qeverisë Kurti II do të mbahet mend për rikthim ekonomisë së vendit