Armend Muja tregon një ëndërr të Kurtit

17 maj 2022 | 08:25

Deputeti i LV-së, Armend Muja, ka folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA dhe mungesën e takimeve në Shtëpinë e Bardhë. Ai u është përgjigjur kundërshtarëve politikë që po kritikojnë Kurtin, derisa tha se “Kurti e ka pasur ëndërr me i taku të gjitha kompanitë e transformimit digjital”.

“Oponentët politikë fillimisht kanë thënë se nuk bëhet kurrë kryeministër Albin Kurti. Kur u bë kryeministër thanë, nuk i fiton kurrë 50 për qind dhe ai 50 për qind i fitoi. Pastaj thanë kurrë nuk shkon në Amerikë, shkoi në Amerikë. Pa marrë parasysh, edhe me Bidenin me këdo me u taku, me krejt presidentët, prapë kishin thënë “u takua por diqysh nuk qeshi boll ai”, tha Muja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot pritet të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me…