Armend Thaqi, ylli i javës në Superligë
04 tetor 2021
| 16:00
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“Ylli i javës” për xhiron e 8-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti i FC Ballkani, Armend Thaqi. “Mbrojtësi 29-vjeçar, ishte ndër më të merituarit për përmbysjen e rezultatit nga 0-2 në 3-2 në ndeshjen që skuadra e tij e mposhti FC Drenica. Me këtë fitore Ballkani u rikthye në pozitën e liderit në BKT Superliga 2021/22”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Çmimin “Ylli i javës” për mbrojtësin e Suharekës, e dorëzoi, Arianit Jahaj, specialist i sistemeve të pagesave në BKT.