Armend Zemaj: Do të jem zëri i qytetarëve edhe në këtë mandat
15 mars 2025| 20:09
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se edhe në këtë mandat si deputet i Kuvendit të Kosovës do të jetë zëri i qytetarëve.
Zemaj gjithashtu ka deklaruar se do të përkushtohet në zhvillimin e Kosovës.
“Të dashur qytetarë, miq, shoqe dhe shokë, bashkëvendas dhe mërgimtarë, veprimtarë, aktivistë, struktura të të gjitha niveleve në LDK, si dhe ju familjarë të mi. Sot, pasi u njoftuam me rezultatin final të zgjedhjeve të 9 shkurtit, kam nderin dhe privilegjin t’ju informoj se kam marrë besimin e 22,887 votuesve në Kosovë dhe 2,116 votuesve në mërgatë, gjithsej 25,003 vota.” – ka shkruar Zemaj në Facebook.
“Si deputet i rizgjedhur i Kuvendit të Kosovës, ashtu si gjithmonë, do të jem zëri juaj – një përfaqësues dinjitoz dhe i përkushtuar në interes të zhvillimit të Kosovës tonë.” – ka shkruar ai ndër të tjera.
Zemaj tutje ka thënë se e ndjen privilegj që është zëri i elektoratit të LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës.
“Për mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë privilegj më të madh sesa të jem zëri i elektoratit të LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës, dhe të vazhdoj t’ju përfaqësoj me nder dhe vendosmëri.
Ju falënderoj nga zemra për çdo votë, për çdo pritje dhe për çdo mbështetje që më keni dhënë, për dashurinë që më keni ofruar, për respektin e treguar ndaj meje; ku e gjitha kjo, tanë jetën, do të jetë reciproke.” – ka shkruar Zemaj.