Armend Zemajt dhe Imer Mushkolajt iu vdes mësuesja, shkruajnë fjalë prekëse për të

08 shtator 2021 | 14:18

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot ka vdekur mësuesja e tij, Hazbije Muhaxheri.

Me këtë rast,  ai i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e të afërme të saj, derisa ka thënë se kontributi i saj në arsim do të vlerësohet përherë.

“Mësuesja ime e dashur, Hazbije Muhaxhiri, sot paska ndërruar jetë. Kontributi i saj në arsim do të vlerësohet përherë, ndërsa mirënjohja, falënderimi dhe kujtimet e mia për të do të jenë të përjetshme.  U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Muhaxhiri, miqve e të afërmve. Pusho e qetë në përjetësi, mësuesja Hazbije!”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Për vdekjen e Muhaxhirit, ka shkruar edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili ka qenë në një klasë me Zemajn.

“Mësuesja ime e parë, Hazbije Muhaxhiri, ka vdekur sot. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj dashninë dhe mirësinë që ajo ka dhuruar gjatë gjithë jetës. Do të na mungosh shumë mësuesja Hazbije”, ka shkruar Mushkolaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…