Armeni, vazhdojnë protestat kundër Qeverisë
20 prill 2018
| 15:18
Së paku 65 persona janë arrestuar nga policia, në ditën e tetë të protestave kundër Qeverisë në Armeni.
Qindra protestues dolën në rrugët e Jerevanit për të kundërshtuar zgjedhjen e ish-presidentit Serzh Sarkasian në postin e kryeministrit.
Ligjvënësi i opozitës, Nikol Pashinian, i cili është duke udhëhequr protestat, ka marshuar në qendër të Jerevanit së bashku me demonstruesit.
Policia kombëtare ka thënë se 65 persona janë dërguar në stacione policore, pasi kanë bllokuar trafikun.
Ditë më parë, Parlamenti i Armenisë e votoi Sarkisianin për kryeministër, duke forcuar dominimin e tij pas një dekade si president.