Armenia regjistron numrin më të ulët të popullsisë që nga viti 1991

02 maj 2023 | 16:52

Popullsia armene ka rënë zyrtarisht nën tre milionë banorë, për herë të parë që nga pavarësia e saj në vitin 1991, sipas të dhënave të këtij shteti.

Sipas regjistrimit, popullsia e Armenisë përbëhet nga 2 milionë e 928 mijë e 914 banorë ose 90 mijë më pak se në vitin 2011, kur është kryer regjistrimi i mëparshëm.

Megjithatë, kjo shifër përfshinë edhe ata që nuk kanë jetuar në vendin kaukazian për më pak se një vit.

Sipas radios “Liberty”, në Armeni ka 233 000 banorë më pak se në vitin 2011.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se as këtë…