Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor
22 janar 2025
| 08:20
Forcat izraelite të sigurisë sulmuan dje qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se operacioni madhor i ushtrisë izraelite në Jenin në Bregun Perëndimor është “një hap tjetër për të arritur qëllimin e vendosur: forcimin e sigurisë në Jude dhe Samari”, që është emri biblik i atij territori.
Operacioni i quajtur “Muri i Hekurt” pritet të zgjasë disa ditë, sipas mediave izraelite.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën gjashtë persona u vranë dhe 35 u plagosën në një operacion izraelit në Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar.