Armëpushimi në Gaza, Begaj: Zbatimi i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme

16 janar 2025 | 13:14

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj ka theksuar se zbatimi i plotë i saj është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve të të prekurve.

“Përshëndes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon”, ka shkruar Begaj në platformën “X”.

Pas 15 muajsh lufte Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për një armëpushim në Gaza dhe për lirimin e pengjeve. Marrëveshja do të hyjë në fuqi të dielën më 19 janar dhe është në tri faza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëlqim Devolli, afarist i njohur nga Kosova, është nisur në…