“Armët e zjarrit dhe thikat e të miturve në shkollat tona”

21 korrik 2022 | 12:29

(Qasje nga aspekti kriminalistik)

Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë!

Po e filloj me një informatë shkencore, termi Delikuencë (Devijim) rrjedh nga fjala latine “deliquare” që ka një kuptim shumë të gjerë, me këtë term kuptojmë përgjithësisht shprehjet, sjelljet dhe veprimet e përsëritura të të miturve që bien ndesh me moralin, zakonet dhe ligjet e mjedisit ku jetojnë.

O ju ajka e shoqërisë sonë, nxënës/fëmijë për cilat arsye bartni armë zjarri dhe armë të ftohta “thika” në institucionet e edukimit fillorë dhe të mesëm, pra në shkollat tona?

Kosova është çliruar nga kthetrat e armikut dhe për ta shijuar ju këtë liri të shtrenjtë kanë paguar me jetë shumë burra e gra, heronjtë, martirë, madje edhe fëmijë e të moshuar.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UҪK) dhe partnerët ndërkombëtar kanë bashkëpunuar ngushtë për t’u realizuar kjo ëndërr e lirisë, ekskluzivisht për të ardhmen e juaj, sepse ju jeni kuptimi më i drejtë i atdheut, tek ju ne e gjejmë prehjen shpirtërore të ëndrrave tona shekullore.

Ata dhe ato sublimuan jetën që ju të jeni të lirë dhe të ndiqni mësimet e avancimet, pra materializimi i lirisë si koncept shihet më së miri në sytë e juaj të gëzuar.

Ata nuk sakrifikuan që ju ta lëndoni ose vrisni njëri-tjetrin me armë dhe thika, prandaj reflektoni prej këtij momenti se sa shumë i kushtoni sigurisë së Republikës së Kosovës me këto akte dhune.

Si do të mundeni ta bartni ju këtë njollë të zezë në supe kur ju me dorën tuaj lëndoni ose e vrisni shokun ose shoqen e shkollës, kjo njollë ka pasoja afatgjate dhe mbetët me ju gjithmonë, andaj STOP.

Ju të rinjtë e nxënësit e këtij vendi,  mbajeni në mend se Kosova nuk i ka 50 milionë banorë as 80 milion dhe çdo humbje e një të riu konsiderohet humbje për shtetin, sepse jemi në de popullim nga migrimi i egër i viteve të fundit dhe po na kanoset rrezik i vërtetë i zbrazjes së vendit.

Ju mund edhe të mos i bartni ato armë dhe thika në çantat e gjepat e juaj, por as mos t’i siguroni në ambiente jashtë shkollës që pastaj ti qëroni hesapet me vëllezërit e juaj.

Po ju drejtohem me lutje e përulësi të largoheni nga sjelljet e tilla devijonte, ju pas një kohë do përfundoni n ‘burgje e qendra korrektuese, ndërsa ne na lëndoni si ekspert të fushës sepse dëshirojmë të ju shohim n ‘shkolla, trajnime, arena sportive, teatër, etj!

Faji në këtë aspekt qëndron te sistemi ynë i brishtë arsimore dhe REFORMA E THELLË që duhet të ndodhë, konkurse të kurdisura prodhojnë edukatore të papërgatitura, mësimdhënësit me deficit intelektual e profesional na prodhojnë gjenerata që vrasin shokun për fjalë goje, plaçkitin fqinjin në moshë të shtyrë, etj.

Policia e Kosovës po e kryen punën e tyre në mënyrë të shkëlqyeshme, por policia nuk mund të qëndrojë 24 orë në shkolla, sepse ne nuk jemi shtet policor jemi demokraci e djep i vjetër i kulturës, pra është e nevojshme reforma arsimore, problemi këtu shihet mungesa e psikologëve, sociologut e punëtorit social në shkolla, problemet duhet të trajtohen nga profesionistet e fushave përkatëse dhe jo të rrugëtohet paralel me defektin e problemin e nxënësit!

Gjatë një kontrolli që është zhvilluar në Ferizaj gjatë një periudhe relativisht të shkurtër janë hasur arsenal i armëve, mjeteve të mprehta, bunker dore, grusht hekuri, por mendja e një kriminalisti shkon më larg duke e nuhatur lajmin e kontrollit n ‘gjitha qytetet e Republikës sonë të vogël, do shokohemi se çfarë shoqërie kemi prodhuar njëzetë vitet e fundit.

SHKOLLA

Shkolla si ambient në bashkëveprim me familjen e ka rolin kyç në socializmin e fëmijëve edhe të rinjve, prandaj edhe ndikon në preventivë kriminale.

Thjesht, prindërit duhet ta dijë ku po i shkon fëmija, me kënd po shoqërohet, kah po frekuenton, ti kontrolloj sjelljet e fëmijut, ti kontrolloj telefonin, tabletën, laptopin e tij, etj etj.

Prind do të thotë rol i madh dhe përgjegjësi e madhe, jo çdo kush e meriton këtë titull kaq me vlerë!

Shkollat mund të jenë institucionet më të përshtatshme për reduktimin e sjelljes antisociale dhe kriminale të fëmijëve duke promovuar shëndetin, tolerancë dhe përgjegjësi sociale.

Asnjë institucion tjetër nuk ka rol më të madh në jetën e të rinjve dhe fëmijëve se shkolla, sepse periudha më e gjatë e fëmijës kalohet brenda atyre mureve!

Pikërisht për shkak se fëmijëve dhe të rinjve u ofron leksione e përvoja të cilat kanë qëllim ti rrisin vetëbesimin dhe zhvillon aftësinë e tyre shoqërore dhe intelektuale.

Ndërkaq është e domosdoshme dhe IMEDIATE që shkollat të zhvillojnë programe interno preventive me të cilat do të njihej shenja e hershme e kriminalitetit në mes të fëmijëve dhe të rinjve, si dhe të ketë gatishmëri për reaksion në dukurit e kriminalitetit.

Prandaj këto programe si shembull po ceku të jenë 4 palëshe dhe të përmbajnë:

  1. a) Preventivën primare
  2. b) Intervenimin e hershëm
  3. c) Intervenimin
  4. d) Funksionin restaurues

Aksenti më i madh në dy nivelet e  para -preventivës primare dhe intervenimin e hershëm është i drejtuar në adresimin e problemit para se ai të ndodhi dhe përgjigjet në vështirësi që paraqiten para se të bëhen akute.

Konsideroj madje se edhe ata të rijnë që janë në grupe të ndryshme mund të kenë dobi nga këto programe të cilat promovojnë vlerat e përgjithshme në mënyrë proaktive.

Aspekti Kriminalistik:

Fëmijët dhe të miturit në pajtim me veçoritë psikologjike të moshës së vet shprehin një interes të shtuar për ngjarjet dhe ndodhitë rreth vetes.

Kanë aftësi të mirë të vrojtimit dhe reproduktim të mirë të kujtesës i mbajnë mend mirë detajet, veprimin, personalitetet dhe rrjedhën e ngjarjeve, edhe pse në kohë orientohen dobët.

I njohin mirë ngjyrat, por shpeshherë nuk janë në gjendje ti emërojnë ato.

Fëmijët janë të prirur të imagjinojnë, sepse janë përplot kërshëri dhe dëshira të ndryshme e me mundësi të vogla.

Shpeshherë humbin ndjenjën e realitetit i përziejnë ngjarjet dhe situatat reale.

Fëmijët u nënshtrohen sugjestioneve, kështu që të rriturit shumë shpesh manipulojnë me ta dhe i mashtrojnë.

Fëmijët mund të jenë edhe mjaft këmbëngulës dhe kokëfortë në mbrojtën e mendimit të vet, sepse kështu provojnë dhe u kundërvihen autoriteteve dhe më të rriturve.

Në kohën e pubertetit, thëniet e tyre janë të pasigurta sepse fëmijët dallohen me ndjenjën e krenarisë, gjithëdijshme risë dhe të kundërshtimit.

Taktika e sjelljes dhe e zhvillimit të bisedës informative mes fëmijëve dhe të mitur.

Procedura dhe biseda me fëmijë dhe të mitur është analizuar dhe definuar mjaft në literaturë dhe është aplikuar në praktikë.

Rregulla psikologjike-taktike:

Biseda me fëmijë dhe me të mitur duhet të përgatitet mirë, të fiksohet në mënyrë të saktë vendi edhe koha, dhe në parim, të zhvillohet vetëm një herë.

Dhe kjo ka rëndësi të veçantë vetëm një herë

Në përgatitjen e bisedës, është e nevojshme të kontaktohet gjithsesi me prindërit, sepse ndihma e tyre është domosdoshme që të vendoset një raport dhe bashkëpunimi i mirë me fëmijë.

Ndonjëherë është e nevojshme të kontaktohen edhe me autoritetet shkollore, drejtorin, psikologun dhe kujdestarin e klasës.

Biseda duhet të zhvillohet sa më parë sidomos nëse është fjala për fëmijën më të ri dhe për të miturin.

Parimi kriminalistik i operativitetit dhe të shpejtësisë në rast të fëmijëve dhe të të miturve është mjaft i rëndësishëm, sepse kujtesa e tyre dobësohet shpejt ose bllokohen nëse janë të ngjyrosur me afekte , dhe për shkak të veprimit sugjestiv të të rriturve, të farefisit dhe të moshatarëve.

Para vetë bisedës, duhet të zhvillohet biseda hyrëse me qëndrim të sinqertë me qëllim të krijimit të besimit që e lehtëson kontaktin.

Të mos lejohet që fëmija ose i mituri të ndjejë se ai është personaliteti kryesor në ngjarje dhe në veprim, sepse pastaj është e vështirë të frenohen dhe të kontrollohen thëniet dhe sjelljet e tij.

Deklaratat kategorike dhe pohimet që nuk i përgjigjen gjendjes faktike nuk duhet të kundërshtohen menjëherë me sulmin ndaj personalitetit të tij, sepse kjo mund të shtojë kryeneçësinë dhe kokëfortësinë e tij.

Të përdoren fjalët dhe gjuha me të cilën flet fëmija dhe e cila për të është e qartë dhe e kuptueshme

Krejt në fund:

Shpresoj shumë, dhe dëshira e vetme e imja është që fëmijët tanë të kenë ardhmëri në Kosovë tonë, atdheut tonë të vetëm dhe të shtrenjtë.

Shpresoj shumë dhe jam optimist se fëmijët tanë do të mbajnë me vete LIBRA t’i lexojnë ato, prej leximit të fitojnë njohuri dhe të na bëjnë krenar, bujari e fisnikëria janë virtyte të çmuara të kombit tonë, fëmijët tanë duhet të rriten në vijat tona kombëtare, në odat tona nuk është porositur të vritet tjetrit por të përkrahet e çmohet, madje pleqtë tanë kanë lënë fjalë të urta “shoku i mirë është vëlla pa hise”.

Mitrovicë, 21.07.2022

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po përgatisin…