Armët gjermane mund të përdoren përtej kufirit me Rusinë
Qeveria gjermane ka njoftuar se do t’i japë Ukrainës lejen për të përdorur armët e furnizuara nga Gjermania kundër objektivave ushtarake në Rusi.
Ky njoftim është bërë me dije nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, këtë mëngjes në Berlin, raporton “The Guardian”.
Kjo ka ardhur pas disa ditësh debati në Berlin nëse ajo ishte e gatshme të rrezikonte të etiketohej si palë në luftë nëse e bënte këtë.
Ky vendim vjen pas disa javëve në të cilat Ukraina është sulmuar “veçanërisht në zonën e Kharkiv nga pozicione nga zona kufitare ruse menjëherë ngjitur”, u ka thënë Hebestreit gazetarëve.
Pozicioni është i diskutueshëm, me kundërshtarë të hapur në Gjermani, të cilët i frikësohen një përshkallëzimi të konfliktit ose përfshirjes së drejtpërdrejtë të Gjermanisë në të.