Armina Mevlani: Jam tradicionale, unë të rris fëmijët e burri të sjell para në shtëpi
Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, shpesh merr vëmendje me postimet e deklaratat që herë pas here bën, qoftë nëpër emisione e po ashtu edhe në rrjete sociale.
Së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, në të cilin Mevlani gjendet në rolin e moderatores, është komentuar një temë që ka të bëjë me marrëdhënien e gruas me burrin lidhur me anën financiare.
Armina tha që pajtohet me këtë, pasi në të ardhmen kur të ketë fëmijë do të kujdeset për ta, kurse nga ana e burrit do të kërkojë para.
“Unë e kam thënë gjithmonë këtë gjë sepse që ne femrat më shumë se sa meshkujt kemi më shumë shpenzime, duhet të bëjmë thonjtë të mirë-mbahemi dhe detyra e femrës që përveçse të punoj është edhe që të përkujdeset që familja të jetë në rregull, shtëpia, fëmija. Kështu që ka një punë të dyfishtë, prandaj burrat të punojnë. Unë jam tradicionale”, ka thënë ajo.
“Tradicionale në aspektin që mua më pëlqen të punoj, por në momentin që kam fëmijë t’i dedikohem më shumë fëmijëve dhe rritjes së tyre se sa burri, burri është në rregull që të punoj, të vazhdoj punën e vet, të sjell lekët”, shton më tej Mevlani.
Armina përndryshe për më shumë se një dekadë është në lidhje me Shkëlzen Berishën.