Armina Mevlani nuk e dinte që Shkëlzeni ishte djali i Sali Berishës

06 shkurt 2019 | 11:47

Armina është padyshim një ndër personazhet e njohur, emir i së cilës përbën lajm sa herë shfaqet. Në një intervistë për “Elite”, Armina ka treguar dëshirën e saj për të jetuar jashtë vendit, pasi thotë se Shqipëria nuk është vendi i duhur për të dhe s’ka asnjë të ardhme.

E fejuara e Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës, thotë se për të realizuar ëndrrat e saj dhe për të hapur dyqanin e të brëndshmeve në Tiranë, është munduar dhe lodhur shumë. Gjithashtu, ajo rrëfen njohjen me Zenin dhe siguron se kur filloi ta simpatizonte, nuk e dinte që ishte djali i ish-kryeministrit.

“Në fakt forma sesi jemi njohur ka qënë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka”, ka treguar Armina.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka bërë me dije se Shqipëria…