Arnautoviq i kërkon falje në gjuhën shqipe yllit shqiptar të Maqedonisë së Veriut
Futbollisti me prejardhje serbe i Austrisë, Marko Arnautoviq, e ka pranuar se kishte përdorur fjalë fyese ndaj futbollistëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Euro 2020 të dielën, pasi iu kërkoi falje atyre në gjuhën shqipe, por i ka hedhur poshtë akuzat për racizëm.
Dyshohet se Arnautoviq e përdori një term fyes dhe racist të serbëve ndaj shqiptarëve “shiptar”, kur iu drejtua një futbollisti shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
Arnautoviq shënoi në fitoren e Austrisë 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e tyre hapëse në Grupin C në Euro 2020, por e humbi toruan gjatë festimit të golit dhe iu desh kapitenit të tij, David Alaba, ta qetësojë. Arnautoviq i reagoi Bejtulahit pasi shënoi duke e sharë “Ta q**sha nënën shiptar”, duke e përdorur termin fyes dhe racist të serbëve ndaj shqiptarëve.
Por derisa e pranoi se gjakrat ishin nxehur dukshëm, 32-vjeçari e mohon të ketë përdorur çfarëdo shprehje raciste ndaj kundërshtarëve.
Në një reagim në Instagram, Arnautoviq shkroi: “Kishte fjalë të nxehta dje për shkak të emocioneve të ndeshje, për të cilat dëshiroj të kërkoj FALJE – veçanërisht miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria. Dëshiroj ta them një gjë shumë qartë: UNË NUK JAM RACIST! Unë kam miq gati nga çdo vend dhe jam e mbështes diversitetin. Kushdo që më njeh mua është i vetëdijshëm për këtë. Më falni”.
Paraprakisht Stefan Lainer, Michael Gregoritsch kishin shënuar për t’ia siguruar Austrisë fitoren e parë në historinë e vet në një turne të madh, ndërkohë që goli debutues i Goran Pandevit shërbeu vetëm sa për ta ngushëlluar ekipin maqedonas të dielën në Arenën Kombëtare në Bukuresht.
Katër futbollistë shqiptarë luajtën titullarë për Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e saj debutuese në një turne të madh. Arijan Ademi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi ishin, ndërsa Ferhan Hasani dhe Egzon Bejtulahi u lanë në stol. Besohet se Arnautoviq, i lindur në Austri nga një baba serb dhe një nënë austriake, ishte inatosur me një ndërhyrje të Egzon Bejtulahit, të cilin e shau pasi shënoi gol.
Arnautoviq i reagoi Bejtulahit pasi shënoi duke e sharë “Ta q**sha nënën shiptar”, duke e përdorur termin fyes dhe racist të serbëve ndaj shqiptarëve. U desh ndërhyrja e kapitenit David Alaba për ta qetësuar 32-vjeçarin gjatë festimit të tij fyes dhe racist. Sulmuesi i Shanghai Port në Superligën e Kinës erdhi nga stoli për ta shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e maqedonasve për ta shënuar golin që e vulosi fitoren e parë të austriakëve në Euro.