Arne Slot emërohet trajner i Liverpoolit  

21 maj 2024 | 11:11

Skuadra e Liverpoolit ka njoftuar emërimin e trajnerit holandez Arne Slot, i cili do të largohet nga Feyenoordi dhe në “Anfield” zëvendëson Jurgen Kloppin në fillim të qershorit.

“Klubi i Futbollit Liverpool mund të njoftojë se Arne Slot ka rënë dakord për një marrëveshje për t’u bërë trajneri i ri i klubit, duke marrë zyrtarisht pozicionin më 1 qershor 2024, me kusht që të ketë leje pune”, thuhet në një deklaratë.

Slot ka impresionuar në vendlindjen e tij, duke udhëhequr Feyenoord drejt titullit të Eredivisie sezonin e kaluar dhe duke fituar kupën vendase me ta këtë sezon. Ai gjithashtu i çoi ata në finalen e Ligës së Konferencës në 2022.

Emërimi i tij u konfirmua gjatë lamtumirës së Kloppit të dielën, kur gjermani thirri emrin e Slot dhe u bëri thirrje tifozëve në “Anfield” që të qëndronin pas trajnerit të tyre të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramani thotë se aksioni i djeshëm…