Aro Muriq dhe Donat Rudhani mungojnë për shkak të lëndimeve, ftohet Faton Maloku

21 mars 2025 | 13:13

Portieri Arijanet Muriq dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Përfaqësuesen e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës. Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku. “Dardanët” udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë qytetarë janë mbledhur sot pas ardhjes së ish presidentit…