Aro Muriq pjesë e formacionit më të mirë të javës në Angli

16 shtator 2024 | 11:52

Arijanet Muriq ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit anglez Ligën Premier me fanellën e Ipswich Town. Portieri kosovar ishte fantastik në fundjavë, ku bëri gjashtë pritje për skuadrën e tij Ipswichit dhe morën një barazim të vlefshëm 0-0 në udhëtim te Brightonin.

Në fakt reprezentuesi kosovar është lojtari me notën më të lartë në gjithë Ligën Premier për xhiron e katërt, pasi është vlerësuar nga Sofa Score 9,1 pas ndeshjes. Aro Muric ka zënë vend edhe në formacionin më të mirë të javës, ku në të ka edhe emra të mëdhenj. Në mbrojtje është Matthijs de Ligt, O’Shea dhe Gabriel.

Ndërkohë në mesfushë janë Diallo, Lemina, Ndidi, McNeil dhe Davis. E dyshja e sulmit janë Haalnd dhe Watkins.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë se…