AROMA E KËSAJ TOKE
21 mars 2024
| 20:11
Dr. Fahredin Hoti
Në ëndrrën e një nate
kur errësira mbuloi qiellin
nëpër portën e zemrës time
depërtoi aromë e tokës
U zgjova nga ëndërrimi i gjatë
me historinë e fatit të mjerë
kushdo shkeli mbi tokën time
gjakun e stërgjyshërve që ende nuk u tha
Ende më duhet shpresa e lirisë
kur plagët e vjetra pushojnë ndër varre
lulet e mia sa thithën aromën e tokës
më duhet prapë krisma e pushkës
08.XI. 1979 Prishtinë