Arrabali prezantohet te Llapi
27 qershor 2019
| 17:21
KF Llapi ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian, Bruno Arrabal, i cili ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën që drejtohet nga Tahir Batatina.
27-vjeç është mesfushor defanziv dhe te Llapi vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, pasi në sezonin e fundit u paraqit në 21 ndeshje për Kamzën.
Sot largimin nga Llapi e ka zyrtarizuar Gentrit Begolli, kurse pritet të ketë edhe ndryshime të tjera në ketë skuadër.
/Epoka e re/