Arratisen dy persona nga burgu i Dubravës
15 shtator 2018
| 16:46
Dy të burgosur në mëngjesin e sotëm kanë ikur nga Qendra Korrektuese në Dubravë.
Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaçi.
Ai ka treguar se inicialet e personave janë K.G 1989- 29 vjeç, i dënuar për vjedhje të rëndë dhe SH.N 1956 -62 vjeç nga Maqedonia), i dënuar për vjedhje të rëndë.
“Ngjarja ka ndodhur sot në orën 9 të mëngjesit. Me të marrë lajmin, policia bashkë me Njësinë Speciale kanë bastisur lokacionin, por që ka qenë e pamundur të gjinden dy të ikurit. Dy oficerë janë ndalur në mbajtje për 48 orë” ka thënë Thaçi.