Arratisen mbi 100 të burgosur pasi shiu dëmtoi burgun nigerian
25 prill 2024
| 12:43
Të paktën 118 të burgosur u arratisën nga burgu pas shirave të dendur të mërkurën mbrëma dëmtuan objektin në Suleja pranë kryeqytetit nigerian, ka thënë një zëdhënës i shërbimit të burgjeve.
Agjentët e shërbimit ishin vënë në kërkim të të arratisurve dhe deri më tani kishin kapur 10 prej tyre, tha zëdhënësi Adama Duza në një deklaratë të enjten.
“Jemi në ndjekje për të rimarrë pjesën tjetër”, ka thënë Duza, raporton “Reuters”.
Deklarata nuk jep detaje mbi identitetin apo përkatësinë e të burgosurve të arratisur, por në të kaluarën anëtarët e grupit kryengritës Boko Haram kanë qenë të mbyllur në burgun e Sulejës.