“Arratisen” Ronaldo dhe Georgina në malet e Valle d’Dostas, thyejnë rregullat e koronavirusit
29 janar 2021
| 00:02
Futbollisti Christiano Ronaldo dhe e fejuara e tij, Georgina Rodriguez janë “arratisur” në malet e Valle d’Dostas, duke thyer rregullat e pandemisë.
Pas darkës dhe natës së kaluar në një hotel të zonës, i cili është zyrtarisht i mbyllur, çifti dhe miqtë e tyre bënë shëtitje me motor në dëborë, në zonën Val Vény.
Pavarsisht kufijve rajonalë të mbyllur, Ronaldo dhe Georgina, nuk u gjobitën për lëvizjen nga Piemonte në Valle d’Aosta, të dyja të konsideruara si zona portokalli.