Arratiset edhe një i burgosur nga Burgu i Dubravës
12 korrik 2024
| 22:44
Shteti po sfidohet nga arratisjet e të burgosurve. Pas ikjes spektakolare të Faton Hajrizit, një tjetër i burgosur ka ikur nga një qendër korrektuese.
Bëhet fjalë për Ujkan Metaj – i cili ka arritur të largohet sot nga Burgu i Dubravës, shkruan Sinjali.
Sipas informacioneve të para, akoma nuk dihet se si Metaj është arratisur nga qendra korrektuese dhe ia ka mbathur.
I dënuar me 11 vjet burgim, Metaj po e vuante dënimin në Burgun e Dubravës.