Arratiset Enver Sekiraqa
Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit mbi rastin e vrasjes së Triumf Rizës e ka rikthyer Enver Sekiraqën në paraburgim.
Por, siç mëson Tëvë1 nga burimet, Enver Sekiraqa është arratisur dje dhe i njëjti aktualisht ndodhet në arrati.
Për këtë Tëvë 1 ka kontaktuar Policinë dhe Gjykatën, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të artikullit nuk janë përgjigjur.
Po, ashtu redaksia është munduar të kontaktojë me avokaten e Sekiraqës, por e njëjta është e pa të qasshme.
Ndryshe, Departamenti Special e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 03.05.2024, e ka ndryshuar, pasi sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore Enver Sekiraqa u dënua me 25 vite dënim me burgim dhe në shpallje të aktgjykimit, gjyqtari e kishte liruar nga masa e arrestit shtëpiak.
Nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri tek arratisja e Sekiraqës, mirëpo i njëjti nuk është në vuajtje të dënimit.
Sekiraqa u shpall fajtor për nxitje të vrasjes të policit Triumf Riza.
Për herë të parë në vitin 2016 Sekiraqa ishte dënuar me 36 vite burgim kurse sërish në vitin 2019 me 20 vite burgim.
Ish-polici, Triumf Riza, është vrarë më 30.08.2007 në Prishtinë.