Arratisja e Enver Sekiraqës, Kurti thotë se ka dështuar sistemi gjyqësor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se arratisja e Enver Sekiraqës, tregon se sistemi gjyqësor ka dështuar.
Në fjalën e tij në fillim të mbledhjes së qeverisë, kryeministri tha se situata bëhet edhe më e rëndë kur këso rastesh nuk përbëjnë më përjashtim e nuk ngjajnë me rastësi.
“Në fundjavën që lamë pas kuptuam që njëri prej personave më famëkeq nga bota e krimit i cili javën e kaluar u dënua nga gjykata me 25 vjet burgim, Enver Sekiraqa, për vrasjen e Triumf Rizës, është arratisur. Të gjitha ata që e kanë njohur Triumfin e përshkruajnë atë si profesionist të pashoq dhe shumë njerëzor me qytetarët. E kam takuar edhe vetë dhe të njëjtën përshtypje kam. Arratisja e Enver Sekiraqës për vrasjen e tij është dështim i sistemit tonë gjyqësor që vazhdon të arratistët vetë nga drejtësia. Edhe më e rëndë bëhet situata kur këso rastesh nuk përbëjnë më përjashtim, e nuk ngjajnë me rastësi”, tha Kurti.
Kreu i qeverisë tutje tha se Reforma në Drejtësi që dikur ishte nevojë, tash është urgjencë.
“Vrasësit e policëve në liri janë kulmi i padrejtësisë. Reforma në Drejtësi që dikur ishte nevojë, tash është urgjencë, urgjencë institucionale, shtetërore e kombëtare”, u shpreh kryeministri,