Arratisja e tre personave nga burgu, Tahiri i PDK-së: Mjerim i madh i institucioneve të sigurisë
09 korrik 2024
| 16:39
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë janë “degraduar” dhe janë “në mjerim”, pas arratisjes së tre personave nga burgu dhe dënimet e tyre, referuar Enver Sekiraqës, Faton Hajrizi dhe Marko Roshiq.
“Vetëm brenda një periudhe të shkurtër ndodhën tri arratisje të personave të dënuar për vrasje të rënda. Këto ngjarje e rikonfirmojnë degradimin dhe mjerimin e madh të institucioneve të sigurisë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.