Arresohet një person në Deçan, kanosi policët pasi i shqiptuan gjobën në trafik

06 prill 2025 | 13:59

Një person është arrestuar të shtunën pasdite në Deçan.

I njëjti dyshohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë.

Policia njofton se deri te kanosja ka ardhur si rezultat i shqiptimit të një kundërvajtje në trafik.

“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti gjatë shqiptimit të një kundërvajtje në trafik ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë. Po ashtu i dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar duke mos zbatuar urdhrat”, ka njoftuar policia.

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E diela do të jetë mbushur me ndeshje tejet interesante…