Arresohet shqiptari i Kosovës në Vermicë, iu gjetën rreth 30 kg marihuanë në bagazh të veturës
Me datë 31.05.2021, nga Republika e Shqipërisë ka ardhur automjeti me targa të Kosovës, i tipit Fiat Croma, ngjyrë hiri, për të hyrë në Republikën e Kosovës nëpër pikë kalimin kufitar në Vermicë dhe i cili drejtohej nga shtetasi mashkull/kosovar me inicialet F.M. (viti i lindjes 1981).
Bazuar në bashkëpunimin e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik dhe Policisë Kufitare të Kosovës automjeti i potencuar është selektuar për kontroll të vijës së dytë nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike.
Asistencë relevante për identifikimin e substancës narkotike ka ofruar edhe Policia Kufitare e Republikës së Shqipërisë me që rast, nën rrotën rezervë në bagazh është detektuar një bunker i dyshuar.
Autoritete kufitare të PK-së kanë vazhduar me kontroll të mëtutjeshëm ku edhe është hasur në një sasi të substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 30kg (tridhjetë kilogram).
Lidhur me rastin janë informuar njësitet relevante të policisë, ato të anti-drogës dhe forenzikës për procedura të mëtejme hetimore.
Policia e Kosovës mbetët e përkushtuar në ruajtjen e rendi dhe sigurisë publike dhe garantimin e lëvizjes së lirë për qytetarët, megjithatë angazhime aktive po ndërmerr në menaxhimin dhe kontrollin e plotë të kufirit shtetëror për të garantuar respektim dhe zbatim të procedurave ligjore, si dhe luftimin e veprave penale trans kufitare.