Arrest shtëpie për ish-zëvendësministren e Brendshme
SPAK në operacionet e tij kundër korrupsionit duket se këtë herë synimin e ka pasur tek anëtarët e qeverisë. Në hetimet e bërë nga Gjykata e posaçme ndaj Korrupsionit rezulton se ish zëvendësministja e Brendshme, Rovena Vodo, akuzohet për korrupsion.
Në kuadër të kësaj akuze gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Vodën, e cila akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale për të punësuar një person.
Kjo ka ndodhur gjatë 2021 ku SPAK, pas hetimeve të kryera arriti në përfundimin se Rovena Voda, në cilësinë e Zëvendësministres në Ministrinë e Brendshme, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.
Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qellim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
“Nga hetimet rezulton se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres së Brendshme , ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Përfitimet e padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë marrë me qëllim nga Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë shtetasen Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse e shërbimit civil në kategorinë ekzekutive. Në kuadër të këtij hetimi është vendosur masa “arrest shtëpie për Rovena Vodën, gjithashtu në arrest shtëpie është janë lënë edhe dy shtetaset e tjera”, thuhet në dosje.e.su./abcnews.al