Arrestimet në MINT, Gashi: Boll ma! Kjo qeveri duhet të shkarkohet
18 gusht 2023
| 12:22
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas arrestimit të Ridvan Muharremit, pronar i lokalit “Bukë e zemër” dhe dy zyrtarëve të Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), të cilët dyshohen për keqpërdorim të rezervave shtetërore të grurit dhe vajit.
Sipas Gashit kjo Qeveria Kurti duhet të shkarkohet dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Boll ma! Kjo qeveri duhet te shkarkohet, vendit i duhen zgjedhje. Qeverisja e Albinit identifikohet me korrupsion, afera, sanksione, dështime…”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.