Arrestimet në MINT, ministrja Hajdari thirr konferencë për medie

18 gusht 2023 | 16:06

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se ministrja Rozeta Hajdari do të mbajë sot një konferencë për medie ku do të jep informacione për ngjarjet e fundit në MINT.

Konferenca mbahet në objektin e kësaj ministrie në orën 18:00.

Në lidhje me aferën e rezervave shtetërore sot janë arrestuar dy zyrtarë të MINT dhe një pronar i një restoranti në Prishtinë.

Ata dyshohen për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe i dhënies së ndihmës në kryerjen e kësaj vepre, sipas Prokurorisë Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar tashmë 26 vjet nga aksidenti në Paris që…