Arrestimet nga Specialja, Behrami: Ky është fundi i drejtësisë ndërkombëtare

05 dhjetor 2024 | 12:23

Artan Behrami, ish këshilltar i Hashim Thaçit, ka reaguar në “Facebook” në lidhje me arrestimet e sotme nga Gjykata Speciale, duke theksuar se ky është fundi i drejtësisë ndërkombëtare.

“Një gjykatë e tërbuar, që sjell frikë, panik me çdo kusht po mundohet të na poshtërojë. Arrestimi i Bashkim Smakajt është e paprecedent. Në Hagë tashmë është institucioni i presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit, ministrit të Drejtësisë, AKI-së. Krejt shteti i Kosovës është në burg. Krejt Kosova është në burg! Stop persekutimit, stop përndjekjeve raciste!”, ka shkruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, pas…