![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/pdk-3.jpg)
Arrestimet për aferën me rezervat shtetërore, PDK-ja dhe LDK-ja thërrasin konferenca të jashtëzakonshme për media
Dy partitë opozite, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë thirrur konferenca të jashtëzakonshme për media, pas aksionit për arrestimin e të dyshuarve për aferën e vajit dhe grurit në rezervat shtetërore.
Partia e drejtuar nga Memli Krasniqi, ka bërë me dije se konferenca do të mbahet në orën 12:00, ndërsa ajo e Lumir Abdixhikut në orën 13:00.
Policia e Kosovës ka arrestuar sot Ridvan Muharremin, pronarin e restorantit “Bukë e Zemër”, pas bastisjes se banesës se tij dhe restorantit të tij, në Prishtinë.
Ridvan Muharremi, i cili raportohet se është mik i ngushtë i kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, dyshohet si sekser në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.
Pos Muharremit, në aksionin e sotëm të policisë dhe prokurorisë, që është zhvilluar edhe në MINT, nën pranga kanë rënë edhe dy zyrtarë të kësaj ministrie e cila drejtohet nga Rozeta Hajdari.