Arrestimi i aktivistëve të PSD-së, Krasniqi: Qeveri e gjyqit special kundër UÇK-së

07 shtator 2021 | 11:35

Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka reaguar pas arrestimit të dhunshëm të kreut të kësaj partie, Dardan Molliqaj dhe disa aktivistëve të tjerë të PSD-së.

Arrestimi ka ndodhur gjatë kohës sa kryetarja së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ishte duke mbajtur konferencë për medie, e cila është ndërprerë nga aktivistët e PSD-së.

Krasniqi ka thënë se qeveria e ish-bashkëpartiakut të dikurshëm, Albin Kurtit po mbron me polici, atë që drejtuesja e Gjykatës Speciale po mundohet ta arsyetojë.

“Qeveria Kurti e mbron me polici, atë që Trendafilova tenton ta arsyetojë me konferencë. Gjykatën Speciale. Qeveri e gjyqit special kundër UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, e…