Arrestimi i anëtarëve të organizatës ilegale nacional demokratike shqiptare

26 tetor 2018 | 10:49

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi Gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /4/

Menjëherë pas çlirimit të vendit hetuesit e UDB-së filluan t’i përcillnin intelektualët në veçanti dhe popullin shqiptar në përgjithësi. E dinin pushtetarët se shqiptarët nuk ishin të kënaqur me gjendjen që kishte pllakosur në Kosovë. Ata e dinin dëshirën e tyre dhe qëllimet që i bënin. E dinin edhe se ata (shqiptarët) kurrë nuk do të pajtohen me robërinë e imponuar dhe me gjendjen e okupuar. Më 1945 organet e ndjekjes hetuan dhe zbuluan një numër të madh të organizatës ilegale patriotike prej 34 vetash dhe që të gjithë i arrestuan për një afat të shkurtër kohor.

Të arrestuarit ishin:

  1. Halim Spahija
  2. Tahir Deda
  3. Fehim Ibrahimi
  4. Hasan Rrustemi
  5. Abdyl Rexhepi
  6. Maliq Balija (hoxhë Maliqi)
  7. Basri Sallku (Boshnjaku)
  8. Qamil Jemini
  9. Sadik Mehmeti-Peqani
  10. Ibrahim Abdyli
  11. Muhamet Veseli
  12. Xhemil Fluku-Kumona
  13. Sefedin Ahmeti-Plumi
  14. Abdullah Hajrullahu
  15. Abdullah Hamza-Palaqo
  16. Sinan Hazëri
  17. Rifat Krasniqi-Sokrat, Skenderbeg
  18. Kajtaz Ramadani (Leka)
  19. Ahmet Dërguti-Haj
  20. Kadri Minushi-Vrug
  21. Sheh Muhedini-Jemeni
  22. Vaid Mustafa
  23. Laura Shmani
  24. Nesibe Zhuri
  25. Gjuliana Mateja
  26. Mane Shyti
  27. Luqija Bashota
  28. Çeçile Krasniqi
  29. Roza Mjeda
  30. Mrika Gjoka
  31. Roza Cuku
  32. Rexhep Abdullahu Kabashi “Tomorri”
  33. Kadri Ramadani “Topalli”
  34. Ruzhdi Kabashi

Kundër të gjithë këtyre Prokurori Publik i Kosovës e Metohisë ngriti aktpadi kundër të akuzuarve me numër: K. Nr. 99 / 45, më 11 shtator 1945, Prizren

GJYQIT KRAHINUER TË KOSOVËS E METOHISË

PRIZREN

PRETENCË

Në bazë të vendimit të AVNOJ-it, datë 3 Fruer 1945, mbi formimin dhe kompetencën e Prokurorit Publik të Jugosllavisë Demokratike Federative, Prokurori Publik i Kosovës dhe i Metohisë:

AKUZON

Halim Spahin, lindur më 1897 në Gjakovë, banues në Kukës (Shqipni), me profesion tregtar, nënshtetas Shqiptar, tani ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Tahir Deda, “Unë”, lindur në Gjakovë më 1910, banues në Prizren, nëpunës’ i Këshillit Krahinuer për Kosmet, nënshtetësia shqiptare tani ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Tahir Deda, “Unë”, lindur në Gjakovë më 1910, banues në Prizren, nëpunës i Këshillit Krahinuer për Kosmet, nënshtetësia shqiptare tani ndodhet nën vërejtje në burgun e Këtushëm.

Fehim Ibrahimi, nënshtetas Jugosllavë, vjeç 45, i lindur e banues në Prizren, me profesion tregtar, tani ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Hasan Rustemi, i lindur në Selim, më 1911 në Gjakovë, banues në Prizren, nëpunës’ i Këshillit Populluar të Rrethit Prizren, nënshtetas Shqiptar, tani ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Abdyl Rexhepi, i lindur më 1906, në Verlen, Qarku i Korçës (Shqipni), nëpunës i Financës në Prizren, nënshtetas Shqiptar, tani ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Maliq Balija (Hoxh Balija), vjeç 36, lindur në Javur Rreth i Rahovecit, banues në Prizren, me profesion Hoxhë, nënshtetas Jugosllavë, tani nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Basri Sarkoviqi Boshnjaku, i lindur me 1907-n në Ferizaj, e banues në Ferizaj, me profesion punëtor, nënshtetas Jugosllav, tash nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Qamil Jemini, vjeç 52, lindur e banues në Katundin Mushtishtë, rrethi Suharekës, me profesion bujk, nënshtetas Jugosllavë, tani ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Sadik Mehmeti Peçani, vjeç 52, lindur e banues në Kartundin Peçan, rrethi Suharekës, me profesion bujk, nënshtetas Jugosllav, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Ibrahim Abdyli, vjeç 46, lindur e banues në Katundin Budakovë, Rrethi Suharekës, bujk, nënshtetas Jugosllav, tani ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Muhamet Vejseli, vjeç 36, lindur e banuese në katundin Reçan, rreth i Suharekës, bujk, nënshtetas jugosllav, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Xhemil Fluku “Kumona” vjeç 33, lindur e banues në Prizren, me profesion zdrukthëtar, nënshtetas Jugosllav, tani ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm. – Sefedin Ahmeti “Plumbi”, lindur më 20 qershor 1927, e banues në Prizren, tani ndodhet i arratisur.

Abdulla Hajrullahu, vjeç 38, lindur e banues në Prizren, furrtar, nënshtetësia Jugosllave, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Abdulla Hamza “Paljaço”, lindur e banues në Prizren, kafexhi, nënshtetas Jugosllav, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Sinan Hëzër, lindur me 1914-n, e banues në Prizren, zdrukthëtar, nënshtetas Jugosllav, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Rifat Krasniqi “Sokrat Skënderbeg”, lindur me 1917-n, në Katundin Mamushë, rrethi i Rahovecit ku banon. Me profesion Gjyqtar, nënshtetas Jugosllav, tash ndodhetnën vërejtje në burgun e këtushëm.

Kajtaz Ramadani “Leka”, vjeç 55, lindur dhe banues në katundin Kijevë rrethi i Rahovecit bujk, nënshtetas Jugosllav, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Ahmet Dërguti “Haj”, lindur me 1911-n në Rahovec, ku atje vanon, tregtar (ndihmës), nënshtetas Jugosllav, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Kadri Minushi “Vrug”, vjeç 42, lindur e banues në katundin Damanik, rrethi i Rahovecit, bujk, nënshtetas Jugosllav tash ndodhet nën vërejtje burgun e këtushëm.

Sheh Muhedini “Jemen”, vjeç., 25, lindur e banuese në Rahovec, Sheh (Dervish), nënshtetas jugosllav, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Vahit Mustafa, i lindur me 1920-n, në katundin Mamushë, rrethi i Rahovecit, nënshtetas jugosllav, tash gjendet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Laura Shmani, vjeç 25, e lindur në Parma, Provinçja Emilja (Itali), banuese në Prizren, shtëpiake, kombësia italiane, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Nasibe Zhuri, vjeç 17, e lindur e banuese në Prizren, nxënëse e Gjimnazit, nënshtetase jugosllave, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Gjuljana Mateja, vjeç 18, e lindur e banuese në Prizren, rrobaqepëse, nënshtetase jugosllave, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Mane Shyti, vjeç 19, e lindur në Novosell rrethi i Gjakovës, banuese në Prizren, shtëpiake, nënshtetësia jugosllave, tash ndodhet në vërejtje në burgun e këtushëm.

Luçije Bashota, vjeç 17, e lindur e banuese në Prizren, nxënëse gjimnazi, nënshtetase jugosllave, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Çeçile Krasniqi, vjeç 23, e lindur e banuese në Prizren, nënshtetase jugosllave, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Roza Mjeda, vjeç 18, e lindur e banuese në Prizren, rrobaqepëse, nënshtetase jugosllave, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushme.

Mrika Gjoka, vjeçe 19, e lindur e banuese në shtëpiake, nënshtetase jugosllave, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushme.

Roza Cuki, e lindur e banuese në Prizren, vjeç 19, shtëpiake, nënshtetase jugosllave, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Rexhep Abdullah Kabashi “Tomorri”, vjeç 23, lindur në Kabash, banues në Korishë, rrethi i Prizrenit, bujk, sekretar i KNÇ Lubizhdë, nënshtetas jugosllav tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Kadri Ramadani “Topall”, vjeç 23, lindur e banues në Prizren, briskaxhi, shqiptar, nënshtetas jugosllav, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Ruzhdi Kabashi, vjeç 18, lindur e banues në Prizren, mësues, nënshtetas jugosllav, tash ndodhet nën vërejtje në burgun e këtushëm.

Dhe i akuzojmë për këto veprimtari:

Përgjatë muajve maj e qershor të vitit 1945, si armiq të regjimit të sotshëm të Jugosllavisë D. Federative, të ndërgjegjshëm dhe me paramejtim kanë marrë pjesë në organizatën ilegale të ashtuquajtur “Komiteti Nacional Demokratik” dhe janë bamun anëtarë e drejtues të Komitetit Qendror për Kosovë e Metohi, me qendër në Prizren, i cili komitet ka pasur për qëllim udhëheqjen supreme politike dhe ushtarake në të gjithë Kosmetin. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zemka,…